Flet Sarri: Ky është problem i madh i Ronaldos

Maurizio Sarri ka folur për Ronaldon dhe lojën e ekipit pas fitores ndaj Milanit në Allianz Stadium. “Duhet ta falënderojmë Ronaldon, sepse ka bërë një sakrificë për të qenë këtu sot në një situatë të vështirë. Ai bëri gjithçka për të luajtur, por pashë se nuk ishte mirë dhe mendova se gjëja më e mirë […]

“Duhet ta falënderojmë Ronaldon, sepse ka bërë një sakrificë për të qenë këtu sot në një situatë të vështirë. Ai bëri gjithçka për të luajtur, por pashë se nuk ishte mirë dhe mendova se gjëja më e mirë ishte ta zëvendësoja.

Është natyrale që një lojtar të irritohet kur lë fushën, sidomos kur ka punuar shumë për të qenë aty. Më pëlqeu shpirti i garës që tregoi ekipi, por duhet të përmirësohemi pasi kemi bërë shumë gabime.

Milani kishte goditje në kuadrat, por ishin shumica jashtë zonës. Kanë kualitet të madh në mesfushë dhe luajtën mbi nivelin mesatar që kanë treguar këtë sezon.

Ronaldo gjatë muajit të kaluar ka pasur një problem të vogël në gju, ai ka pësuar një goditje në stërvitje duke lënduar ligamentin. Dëmtimi po ndikon te paraqitjet e tij dhe nuk është në momentin e tij më të mirë.

Të gjithë lojtarët që zëvendësohen do të mërziten për pesë minuta, por do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të mërzitej”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova