Flet Kamberi: Ja pse vendosa për Shqipërinë para Kosovës dhe Zvicrës

Flet Kamberi: Ja pse vendosa për Shqipërinë para Kosovës dhe Zvicrës

Florian Kamberi është risia e Kombëtares Shqiptare për grumbullimin për ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Andorrës dhe Francës. Sulmuesi që luan për Hibernian në Skoci, zgjodhi të përfaqësojë kuqezinjtë, para Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa në konferencën për shtyp të ditës së sotme tregoi edhe arsyet e këtij vendimi. Si ju kanë pritur […]

Florian Kamberi është risia e Kombëtares Shqiptare për grumbullimin për ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020-ës, ndaj Andorrës dhe Francës.

Sulmuesi që luan për Hibernian në Skoci, zgjodhi të përfaqësojë kuqezinjtë, para Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa në konferencën për shtyp të ditës së sotme tregoi edhe arsyet e këtij vendimi.

Si ju kanë pritur te Kombëtarja dhe pse zgjodhët Shqipërinë?
Çunat më kanë pritur shumë mirë dhe seancat stërvitore kanë shkuar vërtetë mirë. Kuptohem mirë me të gjithë dhe më kanë qëndruar pranë e mbajtur afër. Kam pasur kontakte me Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën, por kuqezinjtë janë treguar më të interesuar dhe e kam pasur të lehtë që të zgjedh ata.

Si qëndron e vërteta e kontakteve tuaja me Kosovën e Zvicrën?
Unë e pata sqaruar që në fillim, se pikë së pari dua që të stabilizohem në një klub dhe pastaj do zgjedh, ndonëse isha i hapur për të tre opsionet. Pasi kalova një vit te Hibernian, pashë që Shqipëria u interesua më shumë dhe vendosa të zgjedh kuqezinjtë.

A jeni gati dhe në formë për të debutuar?
Jam gati dhe në formë mjaft të mirë. Shpresoj të luaj në këto takime. Me dokumentet merren njerëz të tjerë, unë përgjigjem vetëm në fushë dhe jam në formë.

Mendoni se mund të përshtateni me skemat e Rejës?
Nuk kam folur akoma me Rejën dhe do ta bëj këtë më vonë, por ai luan me 3-5-2 dhe unë ndihem më mirë me skemën me dy sulmues përpara.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova