Fillojnë talljet me Messin pasi fiton një trofe qesharak me Argjentinën

Lionel Messi më në fund ka fituar një trofe me Kombëtaren e Argjentinës, pasi mposhti Brazilin për atë që quhet titulli Superclassico de las Americas. Superylli i Barcelonës shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke realizuar nga topi i kthyer pasi huqi penalltinë, raporton Periskopi. Gabriel Jesus poashtu huqi një penallti për Brazilin në një […]
Superylli i Barcelonës shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke realizuar nga topi i kthyer pasi huqi penalltinë, raporton Periskopi.
Gabriel Jesus poashtu huqi një penallti për Brazilin në një ndeshje që nuk përmbushi pritshmëritë.

Por pavarësisht 90 minutave zhgënjyes futbolli, Messi më në fund arriti të ngrejë një trofe në fund, epo… disi ashtu.
Superclassico de las Americas është një trofe që kontestohet nga dy skuadra, Brazili dhe Argjentina dhe në fakt konsiderohet si një përballje miqësore.
Ishte themeluar në vitin 2011 dhe është zhvilluar pesë herë, me Brazilin që e ka fituar në katër raste.
E pas këtij triumfi të Messit kanë filluar talljet me të në rrjetet sociale. /Periskopi.com/













