Ferizaj i fortë për Dukagjinin, merr tri pikë para publikut vendas

Skuadra e Ferizaj e ka mbyllur me fitore xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës. Ferizaj ka mposhtur skuadrën e Dukagjinit me reuzltatin 2:0, para tifozëve të vet, shkruan lajmi.net. Golin e parë në këtë takim e shënoi Karahoda, pas vetëm 14 minutave lojë, duke shfrytëzuar asistimin e Shalës. Fati i këtij takimi u vendos […]
Skuadra e Ferizaj e ka mbyllur me fitore xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës.
Ferizaj ka mposhtur skuadrën e Dukagjinit me reuzltatin 2:0, para tifozëve të vet, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Karahoda, pas vetëm 14 minutave lojë, duke shfrytëzuar asistimin e Shalës.
Fati i këtij takimi u vendos në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 34’, kur Taulant Dajaku dyfishoi epërsinë e nikoqirëve.
Ferizaj tashmë numëron 15 pikë, dhe mban pozitën e 10-të në tabelën e Superligës së Kosovës.
Dukagjini në anën tjetër mbetet në kuotën e tetë pikëve, në pozitën e fundit në tabelë.












