Fëmijë, burra e gra ‘shembën’ shtëpinë: Kështu e festoi familja e Manes në Senegal golin e tij kundër Man Cityt

Liverpooli u fut në pushimin ndërkombëtar me një motiv shtesë pasi vetëm sa e thelloi distancën në krye të tabelës dhe tani ka tetë pikë më shumë se përcjellësi më i afërt. “Të Kuqtë” ishin nikoqirë të Manchester Cityt të dielën dhe me lehtësi i fituan pikët e plota, duke triumfuar me rezultat 3-1, raporton […]
“Të Kuqtë” ishin nikoqirë të Manchester Cityt të dielën dhe me lehtësi i fituan pikët e plota, duke triumfuar me rezultat 3-1, raporton Periskopi.
Fabinho shënoi një gol absolutisht sensacional për t’ia dhënë epërsinë Liverpoolit në minutën e gjashtë, para se Mohamed Salah të thellonte epërsinë në 2-0 pak më vonë.
Bernardo Silva ngushtoi shifrat për “Qytetarët”, por Sadio Mane e vuri në gjumë lojën kur shënoi për 3-1.
Dhe senegalezi dërgoi në ekstazë të pranishmit në “Anfield” me shënimin e tij, por skena të ngjashme pati edhe në shtëpinë e tij.
Në Senegal, një gazetar i “Athletic UK” kaloi ditën duke e shikuar ndeshjen me familjen e Manes.
Dhe e drejtë të themi se ata prekën qiellin kur numri 10 shtoi emrin e tij në listën e realizatorëve. /Periskopi.com/
The pride of Bambali. @OliverKay visits Sadio Mane’s family in Senegal to watch him face Manchester City.
Subscribe now: https://t.co/gZsEkClOUP
— The Athletic UK (@TheAthleticUK) November 12, 2019












