Federata çeke apel tifozëve: Mos të themi Kosova është Serbi për 90 minuta

Futbollistët kosovarë kanë pak arsye të ndihen si në shtëpi në Republikën Çeke, shkruan mediumi çek Blesk. Kjo gazetë ka përmendur incidentin në ndeshjen e parë, ku policia e Kosovës kishte arrestuar një grup të çekëve që kishin vendosur banerë anti-Kosovë në një dron. Ndërkohë, lidershipi i Federatës Çeke të futbollit ishte iu ka kërkuar […]
Kjo gazetë ka përmendur incidentin në ndeshjen e parë, ku policia e Kosovës kishte arrestuar një grup të çekëve që kishin vendosur banerë anti-Kosovë në një dron.
Ndërkohë, lidershipi i Federatës Çeke të futbollit ishte iu ka kërkuar fansave çekë që të përmbahen nga fjalimet politike e pankartat në ndeshjen kundër Kosovës, shkruan Periskopi.
Për shembull, sloganet “Kosova është Serbi” nuk do të lejohen brenda stadiumit Doosan Arena në Pëllzen.
“Dua t’iu kërkoj fansave çekë që të mos përmendin kurrqysh Kosovën, sidomos në aspektin politik – as duke brohoritur por as në formën grafike,” tha Martin Malik, kryetar i kësaj federate.
Kosova nuk është një prej shteteve më të dashura në Republikën Çeke, për shkak të minoritetit serb dhe marrëdhënieve të mira me Serbinë, shkruan më tej mediumi serb.
Federata çeke është e shqetësuar në lidhje me një dënim të mundshëm nga UEFA për ndonjë incident.
Në muajin shtator, presidenti çek Millosh Zeman kishte shprehur qëndrime shumë armiqësore ndaj kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj pasi ky i fundit ishte ftuar nga Gjykata Speciale.
“Një vend që udhëhiqet prej kriminelëve të luftës nuk duhet të bëj pjesë në komunitetin e shteteve demokratike,” kishte deklaruar ai. /Periskopi












