Fansat ‘masakrojnë’ faqen ‘tiks.app’ në rrjetet sociale pas postimit të fundit

“Tiks.app” e ka gjetur veten nën presion të jashtëzakonshëm pas problemeve të vazhdueshme me uebfaqen, ku pritej të fillonte shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli nga ora 16:00, ditën e djeshme. Të gjithë mbetën të frustruar kur u munduan të çasen online për t’i blerë biletat, por gjetën një faqe të rënë nga sistemi, me […]
“Tiks.app” e ka gjetur veten nën presion të jashtëzakonshëm pas problemeve të vazhdueshme me uebfaqen, ku pritej të fillonte shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli nga ora 16:00, ditën e djeshme.
Të gjithë mbetën të frustruar kur u munduan të çasen online për t’i blerë biletat, por gjetën një faqe të rënë nga sistemi, me kompaninë përgjegjëse që fajësoi sulmet kibernetike, shkruan Periskopi.
E në postimin e fundit, “tiks.app” ka lutur mediet që të kontaktojnë me ta në mënyrë që të mos thellojnë pakënaqësinë e qytetarëve.
E pikërisht në këtë postim, komentuesit kanë reaguar me frustrim edhe më të madh.
Shikoni më poshtë:














