Fansat e Arsenalit do të zhgënjehen kur të kuptojnë cilin trajner sapo e ka kontaktuar klubi

Arsenali raportohet se ka kontaktuar me ish-trajnerin e Valencias, Marcelino, për ta zëvendësuar të shkarkuarin Unai Emery nga posti i trajnerit. Bordi i “Topçinjëve” po e përpilon një listë të objektivëve potencial për ta zëvendësuar Emeryn, raporton Periksopi. Një njeri i cili është pjesë e kësaj liste është Marcelino, i cili ishte shkarkuar nga Valencia […]
Bordi i “Topçinjëve” po e përpilon një listë të objektivëve potencial për ta zëvendësuar Emeryn, raporton Periksopi.
Një njeri i cili është pjesë e kësaj liste është Marcelino, i cili ishte shkarkuar nga Valencia në shtator.
Spanjolli tejkaloi pritshmëritë në sezonin e tij të parë duke udhëhequr skuadrën drejt pozitës së katërt në La Liga, derisa triumfoi edhe në Copa del Rey.

Mirëpo, ai ishte shkarkuar vetëm tri ndeshje pas fillimit të sezonit të ri, pas një mosmarrëveshjeje me pronarin kontravers të klubit, Peter Lim.
Arsenali nuk i ka ofruar atij kontratë, por vetëm ka kontaktuar për ta kuptuar disponueshmërinë e tij.
Derisa Marcelino është një trajner tejet dinjitoz, prapë emërimi i tij do të ishte nën pritshmëritë e fansave të Arsenalit, kur e marrim parasysh se klubi ka qenë i lidhur me emra si Mauricio Pochettino dhe Max Allegri. /Periskopi.com/












