Fansat e Arsenalit do të mbesin gojëhapur kur ta kuptojnë se kush mund ta zëvendësojë Emeryn

Unai Emeri nuk do të jetë më trajner i Arsenalit. 48-vjeçari spanjoll u shkarkua nga “topçinjtë”, pas rezultateve negative, teksa skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Fredi Ljungberg, deri në gjetjen e trajnerit të ri. Mediat britanike bëjnë me dije se janë disa kandidatë të cilët pritet të zëvendësojnë Emerinë. Sipas “Daily Mail”, Nuno Espirito […]
Unai Emeri nuk do të jetë më trajner i Arsenalit. 48-vjeçari spanjoll u shkarkua nga “topçinjtë”, pas rezultateve negative, teksa skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Fredi Ljungberg, deri në gjetjen e trajnerit të ri.
Mediat britanike bëjnë me dije se janë disa kandidatë të cilët pritet të zëvendësojnë Emerinë. Sipas “Daily Mail”, Nuno Espirito Santo, Mikel Arteta, Masimiliano Alegri, Edi Houe dhe Mauricio Poçetino, janë në listën e dëshirave të drejtuesve të Arsenalit, teksa në ditët e ardhshme pritet të emërohet dhe trajneri i ri.












