Emri i madh italian do ta drejtojë ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë, në gjashtë ndeshje ka ndarë 31 kartonë

Kombëtarja e Kosovës në futboll është futur në javën e etheve derisa e presin dy ndeshje jetike këtë javë. “Dardanët” fillimisht ndeshen me Çekinë si mysafir më 14 nëntor, para se të presin Anglinë në “Fadil Vokrri”, tri ditë më vonë, shkruan Periskopi. E sa i përket ndeshjes kundër çekëve, drejtësinë do ta ndajë një […]
Kombëtarja e Kosovës në futboll është futur në javën e etheve derisa e presin dy ndeshje jetike këtë javë.
“Dardanët” fillimisht ndeshen me Çekinë si mysafir më 14 nëntor, para se të presin Anglinë në “Fadil Vokrri”, tri ditë më vonë, shkruan Periskopi.
E sa i përket ndeshjes kundër çekëve, drejtësinë do ta ndajë një emër shumë i njohur në botën e referimit.

Është italiani Gianluca Rocchi ai që do ta ndajë drejtësinë, gjë që nënkupton se futbollistët e Bernard Challandesit duhet të kenë shumë kujdes.
Në gjashtë ndeshje në Serie A sa i ka referuar Rochhi këtë sezon, ka ndarë gjithsej 31 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.
Total në të gjitha garat ai ka drejtuar nëntë ndeshje në fushatën 2019/20, duke ndarë në total 41 kartonë të verdhë dhe katër të kuq. /Periskopi.com/












