Eksperti i leximit të buzëve zbulon çka tha vërtet CR7 pasi u zëvendësua, u vihet dritë detajeve tejet interesante

Hat-tricku i Cristiano Ronaldos për Portugalinë mbeti nën hijën e mosmarrëveshjes së raportuar të tij me Maurizio Sarrin. Trajneri i Juventusit së fundmi zëvendësoi pesë herë “Topin e Artë” në fitoren 1-0 kundër Milanit, derisa rezultati i takimit ishte 0-0, raporton Periskopi. Ky veprim i italianit erdhi vetëm disa ditë pasi ai ishte zëvendësuar ngjashëm […]
Trajneri i Juventusit së fundmi zëvendësoi pesë herë “Topin e Artë” në fitoren 1-0 kundër Milanit, derisa rezultati i takimit ishte 0-0, raporton Periskopi.
Ky veprim i italianit erdhi vetëm disa ditë pasi ai ishte zëvendësuar ngjashëm kundër Lokomotivës së Moskës në Champions League, pavarësisht se rezultati edhe në atë ndeshje ishte 1-1.
Sarri po bën më të mirën për ta menaxhuar si duhet përgatitjen fizike të 34-vjeçarit.
Biankonerët gjithashtu kanë thënë se portugezi ka qenë duke u rikuperuar nga një lëndim në gju, diçka që ai më vonë e mohoi.
Po del se vendimi i Sarrit për ta larguar atë erdhi pasi ai thjesht mendoi se Ronaldo nuk po luante mirë sa duhet, me Paulo Dybalan që pastaj shënoi golin e fitores kundër “Rossonerëve”.
Fillimisht u raportua se CR7 iu drejtua vet me vete Sarrit me fjalët “bir bushtre.”
Mirëpo, ekspertët e leximit të buzëve të “Tuttosport” potencojnë se ai thjesht tha “çka dreqin…”, duke mohuar se ai fyu trajnerin. /Periskopi.com/












