E vështirë të mos pajtohemi me atë që sapo ka thënë Wenger për skandalin e Granit Xhakës

Ndër emrat e fundit që ka reaguar së fundmi për të bëmat e Granit Xhakës në ndeshjen kundër Crystal Palace, është edhe trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger. Tekniku francez i ka dalë në mbrojtje futbollistit nga Prishtina, duke thënë: “Ju keni njerëz me pasionin, por edhe presionin që ata kanë mbi vete, zhgënjimin që […]
Ndër emrat e fundit që ka reaguar së fundmi për të bëmat e Granit Xhakës në ndeshjen kundër Crystal Palace, është edhe trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger.
Tekniku francez i ka dalë në mbrojtje futbollistit nga Prishtina, duke thënë:
“Ju keni njerëz me pasionin, por edhe presionin që ata kanë mbi vete, zhgënjimin që ata mbajnë rreth tyre dhe ata ndonjëherë kanë reagime që nuk dëshironi, por duhet t’i kujtoni njerëzit për sjelljen që dëshironi,” u shpreh fillimisht Wenger.
“Unë mendoj se Xhaka është një lojtar inteligjent, në kundërshtim me atë që kam dëgjuar javët e fundit. Më në fund ai kërkoi falje dhe kjo ishte ajo që donte Emery dhe ju prej tij”, përfundoi trajneri francez. /Periskopi.com/












