E rëndë ta pranojmë por Kosova e dobët në pjesën e parë: Çekët na sakatuan me goditje e posedim

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mbyllur intervalin e parë me një barazim pa gola kundër Çekisë në “Doosan Arena”. “Dardanët” ishin me fat që nuk pësuan, derisa për këtë merita ka portieri Arijanet Murici. Përndryshe, vendësit ishin dukshëm më produktiv në fushë, me plotë 11 tentime drejt portës, derisa Kosova nuk pati asnjë. […]
Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mbyllur intervalin e parë me një barazim pa gola kundër Çekisë në “Doosan Arena”.
“Dardanët” ishin me fat që nuk pësuan, derisa për këtë merita ka portieri Arijanet Murici.
Përndryshe, vendësit ishin dukshëm më produktiv në fushë, me plotë 11 tentime drejt portës, derisa Kosova nuk pati asnjë.
Shqetësues për Bernard Challandesin është fakti se tre futbollistë të tij u ndëshkuan me të verdhë në 45-minutëshin e parë, përfshirë Anel Rashkajn, Fidan Aliti dhe Atdhe Nuhiun.
Nikoqirët dominuan edhe në posedim, derisa patën mëse 60% të posedimit.
Por jo gjithçka duhet të merret në aspektin negativ, sepse Challandes është njeri kalkulues, kosovarët mund ta shfrytëzojnë lodhjen e çekëve në pjesën e dytë. /Periskopi.com/












