E quajnë shpesh arrogant, por shikoni çka bëri CR7 për fansin i cili u fut në fushë gjatë Portugali-Lituani

Cristiano Ronaldo shënoi hat-trickun e 55-të në karrierë në ndeshjen e Portugalisë kundër Lituanisë, të enjten mbrëma. Sulmuesi legjendar dërgoi totalin e tij në 98 gola të realizuar me Kombëtaren, duke shënuar tri sosh në fitoren 6-0 të Portugalisë në “Estadio Algarve”, raporton Periskopi. Sidoqoftë, gjatë ndeshjes, një fans u fut në fushë ilegalisht duke […]
Sulmuesi legjendar dërgoi totalin e tij në 98 gola të realizuar me Kombëtaren, duke shënuar tri sosh në fitoren 6-0 të Portugalisë në “Estadio Algarve”, raporton Periskopi.
Sidoqoftë, gjatë ndeshjes, një fans u fut në fushë ilegalisht duke bartur fanellën me numrin 7 të Juventusit dhe kërkoi të bënte selfie me heroin e tij.
Ai u fut në fushë gjatë një ndërprerjeje të shkurtër, derisa i iku sigurimit, para se të takohej me Ronaldon.
Një personel i sigurimit tashmë e kishte kapur atë por, nën urdhërat e Ronaldos, e lejoi atë të bënte një selfie të shpejtë me pesë herë “Topin e Artë”, siç tregojnë pamjet e mëposhtme.
Pas fotos, Ronaldo i dha fansit një përqafim të shpejtë. /Periskopi.com/
The moment Cristiano Ronaldo allows pitch invader to get a selfie *during* Portugal v Lithuania ?
Class from Ronaldo ?pic.twitter.com/EhvDIer5et
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) November 15, 2019












