E konfirmuar: Kosova nuk luan në shtëpi në finalen e playoffit nëse mposht Maqedoninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshje në mars kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e playoffit për një vend në Kampionatin Evropian. Datat potenciale të ndeshjes janë 27, 28 ose 29 mars të vitit 2020, shkruan Periskopi. Kjo është mundësia e dytë për “Dardanët” për të siguruar biletën për në evropian, pasi […]
Datat potenciale të ndeshjes janë 27, 28 ose 29 mars të vitit 2020, shkruan Periskopi.
Kjo është mundësia e dytë për “Dardanët” për të siguruar biletën për në evropian, pasi u eleminua nga kualifikimet direkte.
E nëse djelmoshat e Bernard Challandesit kualifikohen për në finale të playoffit, ata do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.
Dhe me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë, Kosova do të luajë si mysafir, derisa ky është lajm i keq për fansat vendës pasi po i bie që dy ndeshjet vendimtare të Kombëtares do të zhvillohen jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”. /Periskopi.com/












