Dimë vetëm deklaratat dhe shumat e parave që janë dalë në media: Kërkojmë llogari për këto donacione

Dimë vetëm deklaratat dhe shumat e parave që janë dalë në media: Kërkojmë llogari për këto donacione

Janë disa shuma që kanë dalë në media të cilat i kemi postuar që të gjitha në tiranapost.al si lajmet e donacioneve për të prekurit nga tërmeti nga miliarderë shqiptarë. Janë biznesmenë, që dikush mund të jetë oligark e një tjetër thjesht një biznesmen. Pa dashur të etiketojmë e të ushqejmë urrejtje për te pasurit, na jepet […]

Pa dashur të etiketojmë e të ushqejmë urrejtje për te pasurit, na jepet e drejta të kërkojmë llogari e sidomos transparencë për donacionet e tyre, në mënyrë që të gjithë të jemi të saktë me informacionet dhe të flemë të qetë në darkë (nëse do na lërë Adriatiku).

Ka një fakt që përveç shumave që kalojnë në portalin e-albania që është lehtësisht i deshifrueshëm, pjesa tjetër mbetet një donacion në eter i veshur me jo pak skepticizëm për dhurimet e miliarderëve shqiptarë. Do më vinte turp nga vetja të dyshoj se mund të ketë njerëz të pasur që të bëjnë hilera me fatkeqësinë e shqiptarëve, që i kanë klientët më të mirë të tyre dhe që mbahen në këmbë nga shpenzimet e këtyre njerëzve. Do ishte buke e shkelur dhe çmendurisht e pabesueshme, ndaj dyshimeve u duhet dhënë fund.

E vërteta dhe transparenca do t’i nderonte të gjithë sot, ndaj lipset bërja publike e mënyrës, adresës dhe formës së dhurimit.

Deri më tani dimë vetëm publikimin dhe deklaratat për dhurim të shumave, por kjo gjë kërkon fakt/provë në mënyrë që të shmangim jo vetëm ‘fake news’ në ditë si këto, por sidomos edhe propagandë nga ana e biznesmenëve të pasur që duhet të jenë të parët që të këmbëngulin për të bërë transparente transfertat dhe deri shpenzimin në qindarkën e fundit.

Tiranapost.al do të pyesë çdo ditë pa ndërprerje për të mësuar rreth këtyre donacioneve. Për momentin dimë vetëm deklaratat dhe shumat si më poshtë. Vetëm se ka një problem nuk dimë ku të pyesim? E nisim me një pyetje publike: Ku po i japin shumat?

Biznesmenët:

Behgjet Pacolli –  dhuroi 1 milion euro

Grupi Balfin (Samir Mane) – dhuroi 1.2 milionë euro + ndihma me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore

Gener 2 (Bashkim Mulaj) – mori përsipër të ndërtojë 20 apartamente, në zonën e Thumanës.

Pëllumb Salillari – dhuroi 1 milion dollarë

Shefqet Kastrati – dhuroi 1.5 milionë euro

Bankers Petroleum – dhuroi 1 milion dollarë.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot