Dhunë në futbollin shqiptar: Tifozi dhunohet barbarisht, goditet me makinë, shkop bejsbolli dhe grushte

Një tifoz i klubit Tomori ka rënë pre e dhunës së tifozëve të ekipit të Patosit dhe ka përfunduar në spital. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e klubit të futbollit Tomori. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme,në dalje të qytetit të Patosit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Patosi-Tomori, që përfundoi me fitoren e Tomorit 1-2. Kjo […]
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme,në dalje të qytetit të Patosit, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Patosi-Tomori, që përfundoi me fitoren e Tomorit 1-2.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kategorinë e Dytë, liga e tretë e futbollit në Shqipëri.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, jashtë Stadiumit të Patosit, tifozët kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit të Tomorit dhe mjeteve të tifozëve, po aty janë shpërndarë nga policia.
Në dalje të Patosit, në aksin nacional Patos – Berat, njëri nga tifozët, Nderim Deliu, është ndjekur nga dy automjete: njëri tip Golf dhe tjetri tip Benz, të cilët e kanë goditur me makina duke e nxjerrë jashtë rruge.
Më pas, 6 personat që ndodheshin në dy automjete Golf e Benz, e kanë nxjerrë Deliun zvarrë nga automjeti i tij dhe e kanë goditur me shkopa bejzbolli e shkelma, duke e lënë të shtrirë në tokë, pa ndjenja.
Agresorët janë larguar nga vendngjarja dhe ende nuk janë identifikuar nga policia, ndërkohë që i plagosuri Nderim Deliu, banues në fshatin “Otllak” në Berat, është transportuar në Spitalin e Fierit. /Top Channel












