Derbi i solidaritetit, Partizani – Tirana për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Derbi i solidaritetit, Partizani – Tirana për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti

Derbi i solidaritetit. Klubi kampion i Partizanit po kërkon që sfidën e javës së 15-të me Tiranën, ta shfrytëzojë për t’i ardhur më tepër në ndihmë të prekurve nga tërmeti duke treguar dhe njëherë solidaritetin e botës së futbollit me ngjarjet tragjike që kanë përfshirë Shqipërinë në javët e fundit. Klubi i kuq ka paraqitur […]

Derbi i solidaritetit. Klubi kampion i Partizanit po kërkon që sfidën e javës së 15-të me Tiranën, ta shfrytëzojë për t’i ardhur më tepër në ndihmë të prekurve nga tërmeti duke treguar dhe njëherë solidaritetin e botës së futbollit me ngjarjet tragjike që kanë përfshirë Shqipërinë në javët e fundit.

Klubi i kuq ka paraqitur një kërkesë në FSHF, që kjo sfidë të luhet në Air Albania Stadium dhe të ardhurat nga shitja e biletave të shkojnë për të prekurit e tërmetit.

Klubi i kuq i ka kërkuar qeverisë së futbollit në Shqipëri, që për këtë shkak të ketë dhe një tolerim për pagesën e qirasë së stadiumit, në mënyrë që e gjithë shuma që do të grumbullohet nga biletat të shkojë për një solidaritet human.

Nisma e klubit të Partizanit, mund të jetë një mundësi e mirë që dhe vetë njerëzit dhe jo vetëm tifozët, të japin kontributin e tyre për tronditjen e tërmeteve të muajit nëntor duke mbushur kështu kapacitetin e stadiumit Air Albania.

Për momentin për këtë shkak Kategoria Superiore është shtyrë për një datë të pacaktuar, ndërkohë që nisma e filluar nga klubi kampion i Shqipërisë mund të pasohet dhe nga klube të tjera të Superiores që mund të shfrytëzojnë ndeshjet e kampionatit për të ofruar mbështetje financiare për të prekurit nga tërmeti në këto ditë të vështira për gjithë Shqipërinë, ku mbështetja nuk ka munguar as nga bota e futbollit. /Supersport/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova