De Ligt tregoi saktësisht pse Juve shpnezoi 85 milionë në të me këtë ndërhyrje fascinuese në momentin e fundit

Matthijs de Ligt qartazi kërkohej nga të gjithë këtë verë. Mbrojtësi holandez shkëlqeu me Ajaxin në rrugëtimin drejt gjysmëfinales në Champions League, fushatën e kaluar, raporton Periskopi. Ai ishte i lidhur me disa klube të rëndësishmë, përfshirë Barcelonën dhe Man Unitedin, por ishte Juventusi klubi që eventualisht fitoi garën për shërbimet e tij duke e […]
Mbrojtësi holandez shkëlqeu me Ajaxin në rrugëtimin drejt gjysmëfinales në Champions League, fushatën e kaluar, raporton Periskopi.
Ai ishte i lidhur me disa klube të rëndësishmë, përfshirë Barcelonën dhe Man Unitedin, por ishte Juventusi klubi që eventualisht fitoi garën për shërbimet e tij duke e transferuar për 85 milionë euro.
Sidoqoftë, ai ka pasur një start të vështirë në Torino.
Legjenda e Holandës, Patrick Kluivert madje tha se De Ligt është penduar që zgjodhi Juventusin para Barcelonën.

Por 20-vjeçari tregoi pse Juventusi shpenzoi aq shumë para për të, të martën mbrëma.
De Ligt ishte në formacionin startues për ndeshjen e Champions Leagues kundër Atletico Madridit në “Allianz Stadium”.
Dhe ishte thjesht fantastik. Ai dhuroi një paraqitje brilante për skuadrën e Maurizio Sarrit, derisa skuadra e tij fitoi 1-0.
Por gjërat kanë mundur të jenë ndryshe sikur De Ligt nuk do ta shpëtonte klubin më vonë.
Në minutën e 83-të, u duk gati e sigurtë se Atletico do të barazonte kur Angel Correa u duk se do të shënonte.
Mirëpo, De Ligt pati ide tjera. Ai dhuroi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në momentin e fundit për t’i shpëtuar gol të sigurtë. /Periskopi.com/
Turn #DeLigt ON ? #Juventus #JuveAtleti pic.twitter.com/NQtJ5mOVuC
— Cavallo Bianconero©️ (@CavBianconero) November 26, 2019












