Çmenduria e Lewandowskit: Ai po i bënë sezonet më të mira në karrierën e Messit dhe CR7 të duken shaka

Crvena Zvezda ishte viktima e fundit e çmendurisë së Robert Lewandowskit, të martën mbrëma. Sulmuesi polak shënoi katër gola brenda 14 minutave, derisa Bayerni siguroi një fitore 6-0 në Beograd, shkruan Periskopi. Ky ishte katër golëshi më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në Champions League. Crvena Zvezda mund të mos jetë skuadra më kompetitive, por […]
Sulmuesi polak shënoi katër gola brenda 14 minutave, derisa Bayerni siguroi një fitore 6-0 në Beograd, shkruan Periskopi.
Ky ishte katër golëshi më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në Champions League.
Crvena Zvezda mund të mos jetë skuadra më kompetitive, por Leëa nuk diskriminon.

Në fakt, ai ka shënuar në secilën ndeshje të ligës për Bayernin këtë sezon dhe në të gjitha ndeshjet evropiane.
Kështu pra nuk është befasi që ai po shënon më shumë se çdo lojtar tjetër në botë, dhe atë larg më shumë.
31-vjeçari ka shënuar 28 gola në të gjitha garat për klubin që nga gushti.
Mirëpo, ai nuk është se vetëm këtë sezon po thyen rekordet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por gjithashtu aktualisht ka një përqindje më të mirë të golave se dyshja kur ka qenë në kohën më të mirë të karrierës.

Kjo nënkupton se nëse ai vazhdon me këtë tempo, ai do t’i eklipsojë fushatat më të mira në karrierën e të dyve.
Lewandowski ka shënuar nga një gol çdo 57 minuta, sipas “Daily Mail”.
Fushata më e mirë sa i përket golave për Messin erdhi në sezonin 2012/13, kur argjentinasi shënoi 46 gola në 32 ndeshje dhe tetë gola në Champions League në 11 ndeshje, nga një çdo 64 minuta.
Në anën tjetër, sezoni më i mirë i Ronaldos për Real Madridin erdhi në sezonin 2013/14, kur ai shënoi nga një gol çdo 73 minuta. /Periskopi.com/












