Çmenduria e Hazardit, silli poshtë e lartë mbrojtjen parisiene para se t’ia fuste topin nën këmbë gjyqtarit

Eden Hazardit i është dashur më shumë kohë se që është pritur për t’u adaptuar te Real Madridi. Belgu shënoi vetëm një gol në 12 paraqitjet e para për “Los Blancos” para të martës mbrëma, në ndeshjen e Champions Leagues kundër Paris Saint-Germainit, raporton Periskopi. Hazard u transferua për një shumë fillestare prej 100 milionë […]
Belgu shënoi vetëm një gol në 12 paraqitjet e para për “Los Blancos” para të martës mbrëma, në ndeshjen e Champions Leagues kundër Paris Saint-Germainit, raporton Periskopi.
Hazard u transferua për një shumë fillestare prej 100 milionë eurove, që mund të shkojë deri në 146 milionë euro.
Sidoqoftë, pati shenja të martën mbrëma se Real Madridi më në fund ka filluar ta shohë më të mirën nga Hazard.

28-vjeçari luajti rol kyç në golin e parë të ndeshjes, të shënuar nga Karim Benzema, madje edhe ia futi topin nën këmbë gjyqtarit.
Pasi mori topin thellë në zonën e tij, Hazard mposhti dy yje të PSG-së me një kthim nga krahu i majtë.
Ai pastaj bëri një lëvizje fallco me të djathtën para se ta linte topin të futej nën këmbët e gjyqtarit portugez, Artur Soares Dias.
Hazard pastaj bashkëveproi me krahun e djathtë dhe Madridi vetëm disa sekonda më vonë Reali shënoi përmes Karim Benzemas.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
KAAAARIM BENZEMA ?
1:0 – gol w głównej mierze zrobiony przez E. Hazarda ?#RMAPSG pic.twitter.com/8UySDG4XWF— Kasjan Karpiński (@KasKar89) November 26, 2019












