Çmendet Liverpooli, paralajmërohet oferta 250 milionëshe për Mbappen pasi ta shesë Salahun te Real Madridi

#Mbappe2020 ishte trend muajin e kaluar pasi Liverpooli fitoi çështjen gjyqësore kundër sponsorit “New Balance”. Fitorja legale nënkuptoi se “Të Kuqtë” tani janë të lirë të punojnë me “Nike” nga sezoni i ardhshëm, raporton Periskopi. Gjithashtu kjo ka ndikuar te fansat që të mendojnë më shumë rreth të ardhmes. Me emra si LeBron James dhe […]
Fitorja legale nënkuptoi se “Të Kuqtë” tani janë të lirë të punojnë me “Nike” nga sezoni i ardhshëm, raporton Periskopi.
Gjithashtu kjo ka ndikuar te fansat që të mendojnë më shumë rreth të ardhmes.
Me emra si LeBron James dhe Drake që do të ndihmojnë në promovimin e klubit nën ombrellën e “Nike”, ata mendojnë se “Të Kuqtë” do të kompletojnë një transferim të madh për ta nënvizuar partneritetin.

Dhe ata janë të bindur se do të jetë atleti i “Nike”, 20-vjeçari, Kylian Mbappe.
Dhe gazeta spanjolle “El Desmarque” tani po raporton për lajmin e bujshëm.
Sot, kjo gazetë ka publikuar një artikull ku thuhet se Liverpooli pritet ta rivalizojë Real Madridin për Mbappen dhe është i gatshëm t’i ofrojë Parisit plot 250 milionë euro.
Për ta bindur atë që të transferohet në “Anfield”, klubi nga “Merseyside” është i gatshëm t’i ofrojë një pagë vjetore prej 36 milionë eurove.

Por raporti sensacional nuk përfundon këtu. Mëtej thuhet se Mohamed Salah do ta lirojë vendin për Mbappen, me Liverpoolin që do të ishte i lumtur ta linte atë t’i bashkohet Real Madridit.
Florentino Perez thuhet se është duke e monitoruar situatën e egjiptianit.
Mbappe brenda, Salah jashtë? Si thoni fansa të Liverpoolit? /Periskopi.com/












