Chelsea e dëshmon se ende nuk është në nivelin e duhur, Man City e mposht me përmbysje

Manchester City ka triumfuar me rezultat 2-1 në “Etihad” kundër Chelseat, derisa kjo e fundit ishte e para që avancoi. “Të Kaltërit” kaluan në epërsi fillimisht në minutën e 21-të përmes N’Golo Kantes, i cili shënoi pas asistimit brilant të Mateo Kovacicit. Mirëpo, vetëm tetë minuta më vonë, “Qytetarët” barazuan me anë të Kevin De […]
“Të Kaltërit” kaluan në epërsi fillimisht në minutën e 21-të përmes N’Golo Kantes, i cili shënoi pas asistimit brilant të Mateo Kovacicit.
Mirëpo, vetëm tetë minuta më vonë, “Qytetarët” barazuan me anë të Kevin De Bruynes, i cili realizoi pas goditjes së devijuar nga një prej mbrojtësve të Chelseat.
Në minutën e 37-të, Riyad Mahrez filloi një vrapim të bukur nga krahu i djathtë, duke dribluar sikur të mos ishin fare dy mbrojtës të Chelseat, para se të qëllonte rrjetën nga afërsia.
Në pjesën e dytë gola të tjerë më nuk pati dhe City pas kësaj fitoreje grumbullon 28 pikë dhe ngjitet në pozitën e tretë, me dy më shumë se Chelsea në të katërtin. /Periskopi.com/












