Challandes për lëndimin e Muriqit: Po ndjen dhimbje, nuk e dimë a do të jetë gati

Është duke u mbajtur konferenca për shtyp në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, shkruan Periskopi. Në konferencë po merr pjesë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes. Challandes ka folur edhe për gjendjen e Muriqit, për të cilën kishte raportuar vetëm Periskopi në ndeshjen e Fenerbahçes kundër Kasimpasas. “Muriqi është i lënduar por […]
Në konferencë po merr pjesë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
Challandes ka folur edhe për gjendjen e Muriqit, për të cilën kishte raportuar vetëm Periskopi në ndeshjen e Fenerbahçes kundër Kasimpasas.
“Muriqi është i lënduar por ne do ta shikojmë gjendjen e tij deri në ditën e ndeshjes, jemi duke e përcjellë gjendjen e tij. Ai dje ka ardhur në Kosovë dhe më ka thënë që ndjen pak dhimbje, por shpresojmë që të enjten të jetë gati”, ka deklaruar trajneri i Kosovës.
Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.












