Challandes: Lëndimi i Muriqit është problem, nuk kemi futbollist që e zëvendëson atë

Trajneri i Kosovës. Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë, shkruan Periskopi. Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berishën po flasin për situatën e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë. “Ne jemi gati, nëse nuk jemi të gashtëm është dashur të qëndrojmë në Prishtinë, lëndimi i […]
Trajneri i Kosovës. Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë, shkruan Periskopi.
Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berishën po flasin për situatën e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë.
“Ne jemi gati, nëse nuk jemi të gashtëm është dashur të qëndrojmë në Prishtinë, lëndimi i Muriqit është problem nuk kemi futbollist që e zëvendëson atë, nuk kemi Muriq të dytë. Për këtë situatë pres përgjigje vetëm si ekip dhe jo vetëm nga një futbollist. Unë mund të them se nuk isha i befasuar sepse i dija kualitetet e Çekisë dhe nuk isha i befasuar në fitoren e tyre ndaj Anglisë, ajo fitore na ka komplikuar gjërat për kualifikim. Ne e dimë në fillim se do të ishte një grup i fortë për ne”, ka thënë Challandes












