Challandes kritikon Shakespearin: Çështja s’është, të jesh apo të mos jesh

Është mbajtur konferenca për shtyp në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, shkruan Periskopi. Në konferencë po merr pjesë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes. Challandes të premten publikoi listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme. “Nëse do të isha William Shakespeare, ‘do të thosha të jesh apo […]
Në konferencë po merr pjesë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
Challandes të premten publikoi listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme.
“Nëse do të isha William Shakespeare, ‘do të thosha të jesh apo të mos jesh’. Por, unë nuk mendoj kështu. Nëse e kujtojmë shortin, kemi thënë se do të luajmë për të përparuar, të zhvillohemi, të ecim përpara, por jo t’i vëmë vetes presion”, ka deklaruar Challandes
Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë. /Periskopi/












