Challandes ia tërhoqi vërejtjen Berishës në konferencë, lojtari ia plasi të qeshurës kur e kuptoi çka kishte bërë

Valon Berisha dhe Bernard Challandes kanë mbyllur konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes me Çekinë të cilën Kombëtarja e Kosovës e zhvillon nesër në Plzen, në kuadër të kualfikimeve për “Euro 2020”. E i pyetur nëse ndjen presion para përballjes, Berisha tha se askush në reprezentacion nuk po e sheh si presion por si […]
Valon Berisha dhe Bernard Challandes kanë mbyllur konferencën e sotme për shtyp, para ndeshjes me Çekinë të cilën Kombëtarja e Kosovës e zhvillon nesër në Plzen, në kuadër të kualfikimeve për “Euro 2020”.
E i pyetur nëse ndjen presion para përballjes, Berisha tha se askush në reprezentacion nuk po e sheh si presion por si një ëndërr këtë mundësi që duhet shfrytëzuar, shkruan Periskopi.
E duke e elaboruar këtë, ai thjesht foli më shumë se që duhej, duke ia vështirësuar tejmase punën përkthyeses që po mundohej t’i mbante të informuar me atë që po thuhej gazetarët çekë.
Pasi përfundoi fjalimin “maratonik”, Challandes i njoftuar nga menaxheri i Kombëtares për atë që po ndodhte, ia rikujtoi mesfushorit se kishte folur shumë.
E pastaj reagoi edhe meanxheri i cili kërkoi nga ylli i Lazios të ndalej më shpesh për t’ia mundësuar përkthimin personit përgjegjës.
Tërë ky episodë ngjalli të qeshura dhe mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 10:23. /Periskopi.com/












