Challandes: I pranoj të gjitha grupet, veç të kualifikohemi një herë

Challandes: I pranoj të gjitha grupet, veç të kualifikohemi një herë

Bernard Challandes ka dhënë komentet e tij për situatën e krijuar pas tërheqjes së shortit. Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë komentet e tij lidhur me shortin e tërhequr në Bukuresht të Rumanisë, ku janë përcaktuar grupet për Euro 2020. Kosova ka mësuar se luan në Grupin C, në rast kualifikimi. Në […]

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë komentet e tij lidhur me shortin e tërhequr në Bukuresht të Rumanisë, ku janë përcaktuar grupet për Euro 2020.

Kosova ka mësuar se luan në Grupin C, në rast kualifikimi. Në këtë grup luajnë edhe Austria, Holanda e Ukraina.

Ky grup është më i lehtë sesa grupi F, por sipas Challandes, nuk ka rëndësi grupi, por me rëndësi është të sigurohet kualifikimi.

“Ne tashmë e dimë zgjedhjen e parë, grupi C ku gjendet Holanda, Austria dhe Ukraina. Është një zgjidhje e mirë për ne dhe e duam”, ka thënë fillimisht Challandes për SS Kosova, transmeton Periskopi.

“Opsioni i dyti është grupi F, por ky është më i vështirë për ne, pasi gjenden Gjermania, Portugalia dhe Franca. Unë mund ti pranojë të gjitha grupet vetëm të kualifikohemi. Për mua nuk është problem kjo gjë”, ka shtuar trajneri i Kosovës.

“Është shumë e vështirë për ne, por kemi mundësi reale në mars në Ligën e Kombeve. Shpresojmë se do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të arrijmë kualifikimin në Euro 2020”, ka përfunduar zvicerani.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalë Kosova në ndeshjen kundër Maqedonisë Veriore fillimisht, pastaj edhe në atë që mund ta luajë kundër fituesit nga ndeshja Gjeorgji – Bjellorusi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova