Challandes flet hapur: Kjo është pika më e fortë e Kombëtares së Kosovës

Është duke u mbajtur konferenca për shtyp në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë. Në konferencë po merr pjesë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes. Challandes ka folur për pikën më të fortë të Kombëtares tonë, shkruan Periskopi. “Mentaliteti është një nga pikat më të forta të ekipit tonë. Asnjëherë nuk do t’i […]
Në konferencë po merr pjesë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.
Challandes ka folur për pikën më të fortë të Kombëtares tonë, shkruan Periskopi.
“Mentaliteti është një nga pikat më të forta të ekipit tonë. Asnjëherë nuk do t’i fusim lojtarët në presion. Perveç mentalitetit ne e kemi edhe shpirtin luftarak. Po ashtu, duhet të dimë të luajmë futboll, të krijojmë raste, të përballemi në rastin një me një”, ka deklaruar trajneri zviceran.
Kosova të enjten më 14 nëntor zhvillon ndeshjen me Çekinë në Plzen, ndërsa ndeshjen me Anglinë tri ditë më pas në Prishtinë.












