Challandes: E duam kualifikimin në Euro 2020, është e mrekullueshme arritja jonë

Trajneri i Kosovës. Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë, shkruan Periskopi. Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berishën po flasin për situatën e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë. “Mendoj se ne e dimë ekzakt se kush jemi, se kush është Çekia. Gjatë shortit, ne […]
Challandes së bashku me mesfushorin Valon Berishën po flasin për situatën e skuadrës para ndeshjes që do të zhvillohet nesër me Çekinë.
“Mendoj se ne e dimë ekzakt se kush jemi, se kush është Çekia. Gjatë shortit, ne e dinim se e para dhe ekipi më i fortë ishte Anglia, pastaj e dyta Çekia, e treta Bullgaria dhe i katërti Mali i Zi, kurse Kosova ishte e fundit. Kjo është një situatë e mrekullueshme për ne. Ne e kemi një mundësi dhe mund ta arrijmë kualifikimin, por duhet ta bëjmë një lojë perfekte, një lojë të jashtëzakonshme ndaj një kundërshtari mjaft të fuqishëm”, u shpreh Challandes në konferencë.
Pas konferencës, Kosova po e zhvillon seancën e fundit stërvitore.












