Ceferin me një deklaratë të befasishme për stadiumin e ri të Shqipërisë

Ditën e diel, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Shqipërisë ndaj Francës, do të inaugurohet edhe stadiumi i ri, ‘Air Albania Stadium’. Mes shumë figurave të njohura dhe presidentëve të Federatave të ndryshme, i pranishëm do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Ky i fundit e ka vlerësuar maksimalisht impiantin e ri të […]
Mes shumë figurave të njohura dhe presidentëve të Federatave të ndryshme, i pranishëm do të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Ky i fundit e ka vlerësuar maksimalisht impiantin e ri të Kombëtares, ndërsa është shprehur se stadiumi ‘Air Albania’ është një xhevahir, duke theksuar se janë krijuar mundësitë për ta parë ndeshjen në një ambient komod dhe të rehatshëm. “ Në mënyrë që futbolli të mbetet popullor dhe të tërheqë sa më shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurt dhe të rehatshëm”, ka thënë numri një i UEFA-s.
“Stadiumi ‘Air Albania’ është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen e tij dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme”, u shpreh Çeferin.
Ky vlerësim duke paksa i çuditshëm, pasi në Shqipëri kanë qenë të shumta vërejtjet dhe kritikat për stadiumin e ri.












