Brenda gjashtë minutave ‘zhduken’ të gjitha biletat për ndeshjen Kosova-Angli

Ashtu siç është paralajmëruar, nga ora 21:30 ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli. Interesimi për blerjen e biletave për këtë ndeshje ka qenë i madh edhe kësaj radhe. 1300 biletat e mbetura janë shitur për vetëm gjashtë minuta. Ndryshe, biletat dolën në shitje më 12 nëntor, por shkaku i problemeve me […]
Ashtu siç është paralajmëruar, nga ora 21:30 ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli.
Interesimi për blerjen e biletave për këtë ndeshje ka qenë i madh edhe kësaj radhe.
1300 biletat e mbetura janë shitur për vetëm gjashtë minuta.
Ndryshe, biletat dolën në shitje më 12 nëntor, por shkaku i problemeve me faqen e ‘tiks.app’, shitja është shtyrë për sonte.












