Bëhen me ndriçim publik disa rrugë në Podujevë

Bëhen me ndriçim publik disa rrugë në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka përuruar finalizimin e projektit të ndriçimit publik në një segment të rrugës Podujevë-Kërpimeh. Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës në Komunën e Podujevës sivjet janë realizuar projekte të ndriçimit publik në disa rrugë brenda në qytet dhe fshatra. Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, […]

Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës në Komunën e Podujevës sivjet janë realizuar projekte të ndriçimit publik në disa rrugë brenda në qytet dhe fshatra.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë përurimin e ndriçimit publik në rrugën Podujevë-Krëpimeh, segmenti nga qyteti deri në hyrje të fshatit Bajçinë, në një gjatësi prej 4 km.

Me këtë rast Veliu tha se realizimi i këtij projekti dhe projekteve të tjera të ndriçimit publik ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve.

“Edhe pse kjo është një rrugë regjionale, ne me mjetet e Komunës kemi investuar edhe në ndërtimin e trotuareve edhe në ndriçim publik, pa ndihmën e ministrisë, me të vetmin qëllim sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryetari Veliu.

Më tej Veliu tha se projekte të ndriçimit publik janë realizuar edhe në disa rrugë të qytetit, përgjatë rrugës magjistrale deri në Merdar dhe një segment i rrugës rajonale në Orllan.

Projekte të ndriçimit publikë janë realizuar sivjet në 7 rrugë të qytetit, në një gjatësi prej 2.6 km, si dhe janë duke u realizuar projektet në rrugën magjistrale Podujevë-Merdar, segmenti nga Shtedimi deri në Merdar, në gjatësi prej 2.7 km si dhe një segment i rrugës rajonale në Orllan në një gjatësi prej rreth 1.3 km.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja