Befason Haxhiu: Në çdo ndeshje të Kosovës i blej nga 30-40 bileta

Në emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjin, u fol se ku duhet të ndërtohet stadiumi i Kosovës, e aty ishte i ftuar edhe Bekim Haxhiu. Përkundër se FFK ka paraparë që një person të blejë vetëm dy bileta, Bekim Haxhiu, thotë se ai i blen deri në 40 bileta të ndeshjes së Kosovës. Haxhiu thotë […]
Përkundër se FFK ka paraparë që një person të blejë vetëm dy bileta, Bekim Haxhiu, thotë se ai i blen deri në 40 bileta të ndeshjes së Kosovës.
Haxhiu thotë se biletat i blen për miqtë e tij, por edhe për t’ua dhuruar tifozëve anglezë.
“S’ka ndeshje të Federatës së Futbollit të Kosovë që unë 30 apo 40 bileta nuk i kam ble dhe që nuk ua jepi njerëzve që e duan sportin”.
“Biletën time e blejë dhe minimum prej 800 deri 1 mijë euro i blej për t’i dhuruar. Për njerëz që e duan sportin hy online dhe i porositi nipat dhe fëmijët e vëllait prej edhe tifozëve prej Anglisë ua japi, ose ndonjë miku që e di që nuk është i qasshëm në internet dhe nuk mundet me i ble”, ka deklaruar Haxhiu. /Periskopi.com/












