Bayerni ia shemb botën mbi kokë Zvezdës midis Beogradit, këtë poshtërim nuk e meriton as armiku më i madh

Bayern Munichu e ka mposhtur me rezultat brutal 6-0 Crvena Zvezdën në Beograd, në ndeshjen e vlefshme për grupet në Champions League. E vështirë ta përshkruajmë paraqitjen e nikoqirëve sot. Thjesht jo diçka që duam ta shohim në një ndeshje të Champions Leagues, shkruan Periskopi. Leon Goretzka 14′, Robert Lewandowski 53′, 60′, 64′ dhe 68 […]
Bayern Munichu e ka mposhtur me rezultat brutal 6-0 Crvena Zvezdën në Beograd, në ndeshjen e vlefshme për grupet në Champions League.
E vështirë ta përshkruajmë paraqitjen e nikoqirëve sot. Thjesht jo diçka që duam ta shohim në një ndeshje të Champions Leagues, shkruan Periskopi.
Leon Goretzka 14′, Robert Lewandowski 53′, 60′, 64′ dhe 68 ia siguruan një rezultat 5-0 gjermanëve.
Lewa ishte absolutisht i pandalshëm me katër gola, por sikur kjo të mos mjaftonte, Bayerni e shënoi edhe një krejt në fund për 6-0 me anë të Corentin Tolissos në minutën e 90-të.
Pas kësaj fitoreje, Bayerni mban startin perfekt me 15 pikë, ndërsa Zvezda është e treta me tri pikë. /Periskopi.com/












