Bashkim emërgjent në Itali – 20 klubet e Serie A u dërgojnë letër të hapur fansave: E kemi një problem serioz

Racizmi ka qenë tash e një kohë problemi më i madh në futboll, veçanërisht në Serie A. Moise Kean, Romelu Lukaku dhe Mario Balotelli janë vetëm disa nga emrat që janë abuzuar në baza racore në 12 muajt e fundit, shkruan Periskopi. Në tentativë për ta luftuar problemin, të gjitha 20 klubet e Serie A […]
Moise Kean, Romelu Lukaku dhe Mario Balotelli janë vetëm disa nga emrat që janë abuzuar në baza racore në 12 muajt e fundit, shkruan Periskopi.
Në tentativë për ta luftuar problemin, të gjitha 20 klubet e Serie A janë bashkuar dhe kanë hartuar një letër të hapur për fansat e futbollit.
“Një letër e hapur për ata që e duan futbollin italian,” shkruhet fillimisht.
“Ne duhet ta pranojmë publikisht se kemi problem serioz me racizmin.

“Është një problem për të cilin nuk kemi bërë mjaftueshëm për ta luftuar në vitet e fundit.
“Imazhet e lojtarëve duke u abuzuar në baza racore në futbollin italian janë shikuar dhe diskutuar në mbarë botën, dhe kjo na turpëron të gjithëve.
“Asnjë individ kurrë nuk duhet të jetë subjekt i abuzimit racist – brenda ose jashtë futbollit – dhe nuk mund të qëndrojmë të heshtur më gjatë rreth këtij problemi dhe të presim që të largohet si me magji.
“Të nxitur nga klubet, janë mbajtur biseda pozitive në javët e fundit me Federatën dhe ekspertët ndërkombëtarë rreth asaj se si ta luftojmë këtë problem.

“Ne, klubet e poshtë-përmendura, jemi të bashkuar nga dëshira jonë për një ndryshim serioz në Serie A.
“Nuk kemi më shumë kohë për të humbur.
“Tani duhet të reagojmë me shpejtësi, me qëllim dhe me unitet dhe kërkojmë nga ju, fansat, të na mbështetni në këtë rrugë tepër të rëndësishme.
“Sinqerisht të juajat, Atalanta, Bologna, Brescia, Cagliari, Fiorentina, Genoa, Hellas Verona, Inter Milan, Juventus, Lazio, Lecce, AC Milan, Napoli, Parma, AS Roma, Sampdoria, Sassuolo, SPAL, Torino, Udinese”. /Periskopi.com/













