Ballkani-Drita: Paratë nga shitja e biletave shkojnë në Shqipëri

Ballkani e ka bërë një veprim mjaft human sot. Ekipi therandas ka vendosur që të gjitha paratë nga shitja e biletave të shkojnë prekurit nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Shqipërinë së fundmi. Ekipi Portokalli kaloi tutje në Digitalb Kupën e Kosovës pasi e eliminoi Dritën, të cilën e mposhti me penallti pasi loja […]
Ekipi therandas ka vendosur që të gjitha paratë nga shitja e biletave të shkojnë prekurit nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Shqipërinë së fundmi.
Ekipi Portokalli kaloi tutje në Digitalb Kupën e Kosovës pasi e eliminoi Dritën, të cilën e mposhti me penallti pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.
Dhe, gjesti solidar që e bëri Ballkani kishte peshë më të madhe sesa vetë fitorja e therandasve në këtë ndeshje.
Edhe klubet tjera kosovare pritet ta ndjekin rrugën e Ballkanit në ndeshjet e fundjavës në IPKO Superligë, duke i ndarë mjetet e fituara nga shitja e biletave për durrsakët e goditur nga tërmeti në Shqipëri ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe kishte shumë të lënduar dhe shumë vendbanime të rrënuara.
Një gjest të tillë e ka bërë edhe skuadra e Feronikelit për ndeshjen e sotme që u zhvillua me Llapin.
Nikli fitoi me rezultat 1:0.












