Asistimi i dytë i Lukakut mbrëmë për Martinezin është thjesht klas botëror, vlen të shikohet më shumë se një herë

Romelu Lukaku vërtet është shëndrruar në një lojtar krejt tjetër tek Interi, nën urdhërat e Antonio Contes. Ylli belg ka performuar më mirë se çdo lojtar i Manchester Unitedit këtë fushatë, derisa ka impresionuar në ligë dhe Champions League, raporton Periskopi. Lukaku në fitoren e mbrëmshme të Interit me rezultat 3-1 kundër Slavia Pragues në […]
Ylli belg ka performuar më mirë se çdo lojtar i Manchester Unitedit këtë fushatë, derisa ka impresionuar në ligë dhe Champions League, raporton Periskopi.
Lukaku në fitoren e mbrëmshme të Interit me rezultat 3-1 kundër Slavia Pragues në Champions League, realizoi një gol dhe dy asistime derisa asistimi i tij i dytë ishte tjetër nivel.
Me të jashtmen nga krahu i majtë, ai gjeti për mrekulli Lautaro Martinezin në qendër të sulmit, i cili me volej qëlloi rrjetën.
Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 10:27. /Periskopi.com/












