Art Gashi margaritari i ndritur i Ramiz Sadikut dhe Kosovës

Ramiz Sadiku është njëri ndër klubet që ka prodhuar më së shumti lojtarë për futbollin kosovar dhe përfaqësuesen e Kosovës. Një tjetër futbollist që pritet të ‘shpërthejë’ nga ky klub është Art Gashi 14 vjeçar. Arti është i lindur më 2 prill të vitit 2005 dhe luan me pionierët e këtij klubi. Pozicioni i tij natyral është […]
Ramiz Sadiku është njëri ndër klubet që ka prodhuar më së shumti lojtarë për futbollin kosovar dhe përfaqësuesen e Kosovës. Një tjetër futbollist që pritet të ‘shpërthejë’ nga ky klub është Art Gashi 14 vjeçar.
Arti është i lindur më 2 prill të vitit 2005 dhe luan me pionierët e këtij klubi. Pozicioni i tij natyral është mbrojtës i qëndrës, por mund të kryejë pa problem edhe funksionet e tjera brenda skemës të cilën gjithmonë ia jep trajneri.
Ai gjithashtu është ftuar nga Përfaqësuesja U15 e Kosovës, pasi që me paraqitjet e tij këtë edicion ka lënë shumë mbresa.
Edhe trajnerët e Shkollës së Futbollit “Ramiz Sadiku” janë të kënaqur me punën dhe zhvillimin e Artit.

Lojtari i tij i preferuar është qendërmbrojtësi holandes Van Dijk, ndërkohë që shpreson ti ndjekë hapat e tij.
Në të ardhmen e afërt ai gjithashtu synon që të jetë pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës.












