Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest për vuajtje dënimi prej 2 vjetësh

Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest për vuajtje dënimi prej 2 vjetësh

Policia e Kosovës në Pejë ka ndaluar për 48 për një person të kërkuar nga gjykata për vuajtje të dënimit prej dy vjetësh. I dyshuari F.R. (2001) ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale vjedhje e rëndë dhe ai është kapur nga policia gjatë një kontrolli të veturës së tij mbrëmë, […]

Policia e Kosovës në Pejë ka ndaluar për 48 për një person të kërkuar nga gjykata për vuajtje të dënimit prej dy vjetësh.

I dyshuari F.R. (2001) ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale vjedhje e rëndë dhe ai është kapur nga policia gjatë një kontrolli të veturës së tij mbrëmë, në të cilën ishin edhe katër persona të tjerë.

Gjatë bastisjes së personit të dyshuar është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Personi i dyshuar është arrestuar, substanca e dyshuar është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Personi i dyshuar është intervistuar për rastin ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’, me ç’rast është iniciuar rast.

Hetuesit policorë, gjatë intervistimit, dhe pas ekzaminimit daktiloskopik të gjurmëve latente të gishtërinjve kanë arritur të zbulojnë edhe tri vepra penale të vjedhjes së rëndë, që i dyshuari i kishte kryer gjatë këtij muaji, me ç’ rast kishte thyer pesë shtëpi, tri në Pejë dhe dy në një fshat afër qytetit.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personit të dyshuar i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.

Pas përfundimit të procedurave hetimore ndaj të dyshuarit, i njëjti do të dërgohet në vuajtje të dënimit sipas urdhëresës së gjykatës.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot