Anulimi i votave nga Serbia përplas partitë shqiptare

Anulimi i votave nga Serbia përplas partitë shqiptare

Ndryshimi që prodhoi anulimi i votave nga Serbia në mandatet e partive politike ka rikthyer akuzat mes subjekteve. Lëvizja Vetëvendosje, së cilës iu hoqën tre deputetë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është kritikuar se me ankesën e ushtruar në Gjykatën Supreme po ia bën avokatin Listës Serbe. Kjo e fundit nuk […]

Kjo e fundit nuk ka deponuar ndonjë ankesë, por është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili e ka quajtur lojë të brendshme nga të gjitha partitë në Kosovë kundër VV-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë e ka bazuar në atë se votat e anuluara nuk kanë kurrfarë efekti në rezultatin e Listës Serbe, pasi ky subjekt i ka siguruar të gjitha 10 vendet e garantuara. Pjesë të skenarit Vuçiqi e ka bërë edhe Lidhjen Demokratike me të cilën VV-ja është duke zhvilluar negociata për arritjen e koalicionit. Sipas Vuçiqit, skenari i votave të helmuara që erdhën në Kosovë u mendua të jetë kundër Albin Kurtit e të fuqizohej Vjosa Osmani.

“Ata bënë një lojë të brendshme. Edhe po t’i anulojnë katër deri në pesë mijë vota nga Serbia nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende. Nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por duhej të dëmtohej imazhi i Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn NISMA, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet, dhe atëherë LDK-ja në bllok mund të ketë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre kryeministër, Vjosa Osmani”, ka thënë Vuçiqi.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja