Anthony Joshua: Do ta shkatërroj Andy Ruizin, kur ta mposht të gjithë dua të më bien në dy gjunj

Anthony Joshua do ta zhvillojë meçin më të madh në karrierë, më 7 dhjetor në Arabinë Saudite. Boksieri i peshave të rënda thjesht duhet ta mposht Andy Ruiz Jr në rimeçin e shumë pritur për t’i kthyer titujt, raporton Periskopi. Në epokën moderne ku humbjet shikohen me përçmim, Joshua thjesht nuk mund të lejojë një […]
Boksieri i peshave të rënda thjesht duhet ta mposht Andy Ruiz Jr në rimeçin e shumë pritur për t’i kthyer titujt, raporton Periskopi.
Në epokën moderne ku humbjet shikohen me përçmim, Joshua thjesht nuk mund të lejojë një tjetër rrëshqitje.
Sidoqoftë, boksieri britanik është shumë optimist para rimeçit, duke thënë se është “boksieri më i mirë në botë”.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga bota e boksit t’i bie në gjunj pasi ta mposht Ruizin në Lindjen e Mesme.
“Do të ndeshem me njeriun më të mirë në botë tani,” tha ai. “Do ta shkatërroj dhe do të tregoj sa i madh jam.
“Ata mendojnë se ai është shumë i madh, kështu që kur ta mposht atë dua që të gjithë të më bien në gjunj dhe të më thonë sa i madh jam.
“Nuk munda ta mposht Ruizin më herët dhe të marr meritat që më takojnë.” /Periskopi.com.












