Anglia kurrë nuk është ndeshur me kundërshtar më mikpritës se Kosova – shikoni çfarë baneri është vendosur në qytet

Në vlugun e skandaleve të racizmit në Angli dhe gjithë futbollin evropian, Kosova po tregon një fytyrë krejt tjetërDerisa Raheem Sterling ishte së fundmi objektiv i fyrjeve të turpshme raciste i angazhuar me Kombëtaren e tij, populli kosovar po e bën atë të ndihet si në shtëpi para ndeshjes së 17 nëntorit në “Fadil […]
Në vlugun e skandaleve të racizmit në Angli dhe gjithë futbollin evropian, Kosova po tregon një fytyrë krejt tjetërDerisa Raheem Sterling ishte së fundmi objektiv i fyrjeve të turpshme raciste i angazhuar me Kombëtaren e tij, populli kosovar po e bën atë të ndihet si në shtëpi para ndeshjes së 17 nëntorit në “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.
E dashurinë e tyre për “Tre Luanët”, fansat kosovarë po e lënë të nënkuptohet përmes banerëve që po i vendosin në pjesë të ndryshme të qytetit.
I tillë është edhe ky i fundit që është vendosur në një ndërtesë, ku shkruhet: “Mirësevini vëllezër,” derisa nën shkrim janë vendosur fotot e tre futbollistëve me ngjyrë – Raheem Sterling, Danny Rose dhe Fabian Delph. /Periskopi.com/













