“Amerika e ruan sigurinë e Kosovës, Kurti nuk po pajtohet me ta”

Agon Maliqi, analisti i njohur kosovar, ka folur gjerë e gjatë për qëndrimet politike të Albin Kurtit – kryeministrit të ri të Republikës së Kosovës. AI ka shprehur shqetësimin se ShBA-të dhe Albin Kurti nuk janë në të njëjtat vija të mendimit. Maliqi përmendi deklaratën e z.Palmer, i cili deklaroi se “Albin Kurti nuk e […]
AI ka shprehur shqetësimin se ShBA-të dhe Albin Kurti nuk janë në të njëjtat vija të mendimit. Maliqi përmendi deklaratën e z.Palmer, i cili deklaroi se “Albin Kurti nuk e ka përbrendësuar se sa e rëndësishme është tema e dialogut edhe për ShBA-të.”
Sipas tij, ShBA-ja kërkon me ngutje një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që bie ndesh me atë që kërkon Kurti, përcjell Periskopi
Më tej, ai ka shtuar edhe se administrata aktuale e ShBA-ve është shumë e paparashikuar duke lënë të nënkuptohet se mund ta braktis Kosovën ashtu siç i braktisën aleatët kurdë në Siri.
“Mos të harrojmë që nuk po bëhet fjalë këtu për Portugalinë apo Lituaninë. Është fjala për Amerikën. Amerika është garantuesja e sigurisë në Kosovë,” – ka thënë z.Maliqi, duke përmendur më tej rëndësinë e këtij shteti.
Ai vlerësoi edhe të dërguarin special të z.Trump për dialogun, Richard Grenellin, për të cilin tha se ka afërsi të madhe me presidentin amerikan duke sugjeruar se kjo gjë mund të përbëj problem shtesë për Kosovën. /Periskopi












