Allegri një nga opsionet për Napolin?

Ish trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, është parë në ‘San Siro’, duke bisdeuar me njerëzit e stafit të Napoli. Prezenca e Allegri në ‘San Siro’, ku luhej ndeshja Milan – Napoli, nuk ka kaluar pa u vënë re. Napoli është në një krizë të rezultateve dhe kjo krizë mund të bëjë që skuadra italiane të […]
Ish trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, është parë në ‘San Siro’, duke bisdeuar me njerëzit e stafit të Napoli.
Prezenca e Allegri në ‘San Siro’, ku luhej ndeshja Milan – Napoli, nuk ka kaluar pa u vënë re.
Napoli është në një krizë të rezultateve dhe kjo krizë mund të bëjë që skuadra italiane të ndajë rrugët me Carlo Ancelotti.
Pasi Allegri u pa duke biseduar me pjesëtarë të stafit të Napoli, mediet italiane shkruajnë se ai është një nga opsionet e mundshme për stolin, transmeton lajmi.net.
Allegri është i papunë që nga koha kur ndau rrugët me Juventus, gjatë qershorit.
Emri i tij është lidhur me skuadra si Bayern Munich e Tottenham Hotspur, por këto opsione nuk janë më valide.
Nëse trajneri vendos që të mbetet në Itali, atëherë Napoli mund të jetë një nga opsionet.












