Albert Bunjaku do ta ketë shef Arsene Wengerin në punën e re, zbulohen detajet

Albert Bunjaku do ta ketë shef Arsene Wengerin në punën e re, zbulohen detajet

Albert Bunjaku nga muaji dhjetor do të jetë instruktor teknik i UEFA-s, ndërsa shefi i tij do të jetë legjenda franceze, Arsene Wenger Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës nga muaji dhjetor do ta ketë fatin që të punojë me njërin nga trajnerët më të famshëm që njeh bota e futbollit, sipas ‘Reporteri’, transmeton Periskopi. Arsene […]

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës nga muaji dhjetor do ta ketë fatin që të punojë me njërin nga trajnerët më të famshëm që njeh bota e futbollit, sipas ‘Reporteri’, transmeton Periskopi.

Arsene Wenger javë më parë është emëruar shef i Zhvillimit Global të Futbollit, ndërsa Bunjaki do ta ketë rolin e instruktorit teknik ku do të bëjë analiza profesionale të cilat do të ndikojnë më pas në zhvillimin e futbollit në nivele të larta.

Bunjaku në një prononcim ekskluziv për Reporterin ka treguar detaje nga puna e tij e re në UEFA si dhe ka folur për shefin e tij të ardhshëm, Arsene Wengerin.

“Jemi 45 persona nga e gjithë Evropa dhe roli ynë është zhvillimi i futbollit modern,” ka thënë fillimisht Bunjaki.

“Ne do të vëzhgojmë programet edukative ‘Pro Level’ për shtete të ndryshme evropiane, do të vëzhgojmë kampionate të ndryshme dhe në fund do të dalim me analiza profesionale të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e futbollit në nivele të larta.

Tutje ai tregoi se aplikimin për këtë punë e kishte bërë me anë të FFK-së, ndërsa ai ishte në mesin e 45 personave të zgjedhur, pasi rreth 800 persona kishin aplikuar për këtë pozitë.

“Aplikimi im është bërë me anë të FFK-së, pra është dërguar nga kryetari, Agim Ademi dhe sekretari, Eroll Salihu, që unë natyrisht u jam falenderues. Më shumë se 800 veta kanë aplikuar dhe kriteret e pranimit kanë qenë të larta.

“Për zhvillimin tim personal është mjaft pozicion i rëndësishëm sepse më jep mundësi të lidhi kontakte të reja me nivelet e larta botërore, por natyrisht përvojën time ta vazhdoj edhe në futbollin kosovar.

Bunjaku tutje foli edhe për Wengerin, të cilin do ta ketë shef nga muaji dhjetor.

Related image

“Wenger do të jetë shefi ynë dhe normalisht për mua do të jetë një privilegj i madh që do të kem rastin të bashkëpunojë me një personalitet të tillë. Ai padyshim është njëri nga trajnerët më të mirë për zhvillimin e lojtarëve,”përfundoi Bunjaku.

Këtë post që e ka Bunjaku më parë e kanë pasur edhe ish-trajneri i Liverpoolit dhe i Anglisë, Roy Hodgson si dhe Lars Lagerbäck, i cili aktualisht është trajner i Norvegjisë.

Image result for roy hodgson uefa

48 vjeçari punën e re në UEFA do ta nis zyrtarisht nga dhjetori, ndërsa mandati i tij do të jetë dy-vjeçar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova