AKR e painteresuar që të jetë pjesë e Qeverisë, preferon opozitën

Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi, ka treguar se ky subjekt politik pritet të jetë në opozitë gjatë legjislaturës së shtatë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo parti nuk pëlqen të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës. Sipas tij, të qenit […]
Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi, ka treguar se ky subjekt politik pritet të jetë në opozitë gjatë legjislaturës së shtatë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo parti nuk pëlqen të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës.
Sipas tij, të qenit në opozitë gjatë mandatit të ardhshëm do t’i mundësojë kësaj partie që t’i bëjë reformat e nevojshme brendapartiake.
Matoshi është shprehur i bindur se në këtë mënyrë do të rritet përkrahja e qytetarëve të Kosovës ndaj AKR-së ashtu siç janë duke u fuqizuar partitë liberale në Evropë.












