Agim Ademi dhe Muharrem Rama rrahën në Gërmi doktorin e FFK’së: Zbulohet mesazhi telefonik

Agim Ademi dhe Muharrem Rama rrahën në Gërmi doktorin e FFK’së: Zbulohet mesazhi telefonik

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit (FFK), Agim Ademi dhe Muharrem Rama e kanë sulmuar në parkun e Gërmisë, doktorin 68 vjeçar Mehmet Maxhunin, shkruan Gazeta Metro. Ademi dhe Rama kishin sulmuar 28 shtator të 2019 në parkun e Gërmisë doktorin e FFK’së, Mehmet Maxhunin, të cilin e kishin goditur nga mbrapa derisa ai po […]

Ademi dhe Rama kishin sulmuar 28 shtator të 2019 në parkun e Gërmisë doktorin e FFK’së, Mehmet Maxhunin, të cilin e kishin goditur nga mbrapa derisa ai po ecte me dy shokët e tij.

Derisa Mehmet Maxhuni po punonte në ekipin mjekësor të FFK’së për U21, Agim Ademi me të ardhur në kryet të FFK’së, e kishte larguar nga puna doktorin Maxhuni.
Largimi nga puna shkaktoi pakënaqësi të mëdha, ku erdhi edhe sulmi në Gërmi, pasi një mesazh i doktorit Maxhuni drejtuar kryetarit të FFK’së, Agim Ademi, tensionoi shumë situatën.

Këtë mesazh mund ta lexoni më poshtë dhe është siguruar nga Metro dhe tani është pjesë e provave të Prokurorisë.

”O Agim strazhari-rojtari, uzurpatori, sekseri, injoranti ti mendon se me rrena mund te mashtrosh dikend se UEFA FIFA paskan rregulla te dyfishta per diken keshtu per diken ashtu jo jo ka rregulla. Problemet i ka me ty per vepra kriminale tuat per te cilat je gjobit me burg qe shpejt do te shkosh aty ku e meriton pra ne burg ku e ke vendin. Te kam than se me mua nuk mund te luajsh. Po pres edhe pak jave dhe do te sqarohemi ne të dy nese nuk futesh ne burg. Po sigurisht se po, nuk lejoj niveli i rojtarir të mirret me mua, do te pendohesh ta kam terheq verejtjen.”

Ishte ky mesazh i cili në shtatorin e këtij viti, doktori Maxhuni sulmohet keq nga Agim Ademi dhe Muharrem Rama në prani të dy shokëve të tij në Parkun e Gërmisë.
Nga ky sulm infrakt kishte pësuar Hysen Peci, shoku i doktor Maxhunit i cili kishte qëndruar për 3 javë në QKUK.

Edhe doktor Maxhuni kishte pranuar ndihmën nga mjekët dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse Policia kishte arrestuar menjëherë Muharrrem Ramën dhe e kishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kurse Agim Ademi ishte intervistuar nga Policia dhe ishte liruar në procedurë të rregullt duke filluar hetimet për sulmin fizik ndaj doktor Maxhunit.

E gjithë kjo ngjarje ishte munduar dhe përpjekur të mbahet larg opinionit publik dhe mediave, mirëpo Gazeta Metro ka siguruar dëshminë e cila në Policinë e Kosovës mban numrin “2019 AB – 2245” dhe është përcjellur tek Prokuroria e Kosovës si rast “PP II 4565/19” ku edhe pritet të bëhet kallëzim i ri Penal ndaj Agim Ademit dhe Muharrem Ramës.
Gazeta Metro në vijim do të sjellë edhe dëshminë e doktor Maxhunit dhënë në Polici, po ashtu edhe atë të Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, ngjarje kjo që u mundua të fshihet nga publiku.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova