A është ky fundi i Guardiolës për këtë sezon, barazon me Newcastlen – mbetet shumë prapa Liverpoolit

Manchester City nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 2-2 si mysafir i Newcastle Unitedit, të shtunën. Qytetarët e patën dy herë epërsinë, por dy herë Newcastle u rikthye duke mbyllur ndeshjen me një pikë tepër të rëndësishme. Golat për Cityn i shënuan Raheem Sterling 22′ dhe Kevin de Bruyne 82′, me […]
Manchester City nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 2-2 si mysafir i Newcastle Unitedit, të shtunën.
Qytetarët e patën dy herë epërsinë, por dy herë Newcastle u rikthye duke mbyllur ndeshjen me një pikë tepër të rëndësishme.
Golat për Cityn i shënuan Raheem Sterling 22′ dhe Kevin de Bruyne 82′, me golin e këtij të fundit që ishte absolutisht sensacional.
Në anën tjetër, për Newcastlen – Willems 25′ dhe Shelvey 88′ – shënuan golat.
Pas këtij barazimi, City renditet në pozitën e dytë me 29 pikë, tetë më pak se Liverpooli, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur.












