A e dini pse çaji i zi quhet çaji i rusit

A e dini pse çaji i zi quhet çaji i rusit

Çaj i zi, ose çaji i rusit, nuk rrjedh nga Rusia. Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori […]

Çaj i zi, ose çaji i rusit, nuk rrjedh nga Rusia. Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan te shqiptarët.

Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.

Çaji i zi në ish-Jugosllavi ka ardhur si produkt nga Rusia dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Shija e çajit varet nga kualiteti i çajit, uji në të cilin zihet dhe ena në të cilën përgatitet.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve